ALARMOHET JUVENTUSI/PAS RONALDOS EDHE NJË LOJTAR TJETËR I RËNDËSISHËM ME COVID
Covid-19 alarmon edhe Juventus. Pas Cristiano Ronaldo, klubi kampion i Italisë ka njoftuar një tjetër rast pozitv. Bëhet fjalë për mesfushorin amerikan Ëeston McKennie, i cili iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në merkaton e verës.
“Në respket në normave dhe protokollit, skuadra është në izolim vullnetar”, lexohet mes të tjerash në njoftimin për mediat shpërndarë nga Juventus, që më parë ka zyrtarizuar edhe dy raste pozitivë edhe në skuadrën U-23.