COVID-19 në Elbasan po vijon të përhapet me shpejtësi. Mësohet se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar dhe 4 raste të reja me koronavirus.
Më tej mësohet se një prej katër personave të prekur është një infermiere e spitalit të Elbasanit. Infermierja është pjesë e repartit të gjinekologjisë, dhe për të ka nisur hetimi epidemiologjik.
Pas konfirmimit me COVID-19 të një prej bluzave të bardha ka bërë që i gjithë reparti i gjinekologjisë të futet në karantinë.
Burimi: dosja.al