16 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Alarm/ 71 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

by News Albania
21/06/2020
in Kronikë
0
17
VIEWS
Share on Facebook

Alarmuese/ 71 raste të reja në 24 orët e fundit.

Shqipëria po regjistron çdo ditë shifra të frikshme të të infektuarve me koronavirus. Që prej 1 qershorit, numri i të infektuarve ka qenë mbi 40 thuajse çdo ditë, duke vënë në alarm mjekët, që kërkojnë vigjilencë nga qytetarët dhe zbatim të protokolleve të sigurisë.
Në harkun kohor të 24 orëve të fundit, janë shënuar 71 raste të reja me covid 19, shumë kontakte të personave të infektuar më parë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Çdo biznes duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.
Jo vetëm kaq, po vijojnë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid 19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.
Qytetarët të konfirmuar pozitivë me shenja të lehta apo pa shenja si dhe ata që janë të dyshuar dhe janë në pritje te përgjigjies, të respektojnë karantinën dhe të qëndrojnë të vëtëizoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.y
Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nepermjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim. Me linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 – sqaron Ministria në njoftimin e saj të përditshëm.
COVID-19 – Statistika (21 Qershor 2020)
Testime totale 23453
Raste pozitive 1962
Raste të shëruara 1134
Raste Aktive 784
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 361
Durrës 151
Shkodër 127
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 17 be
Lezhë 16
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 2
Berat 1. Perg:DdVm

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

Plas sherri mes të rinjve në Konispol, dhunohet 18-vjeçari (VIDEO)

14/11/2025
Balluku ka vepruar me urdhër, prandaj Rama nuk guxon ta lëshojë, Flamur Noka zbulon skenarin e protestës së PD

Balluku ka vepruar me urdhër, prandaj Rama nuk guxon ta lëshojë, Flamur Noka zbulon skenarin e protestës së PD

14/11/2025
Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori

Ben Blushi zgjodhi Arbanën mbi Ledion Liçon për “Big Brother VIP”, reagon moderatori

14/11/2025
Shqiptari vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra/ Nëna rrëfehet mes lotësh: Jam në një gjendje që s’di se…

Shqiptari vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra/ Nëna rrëfehet mes lotësh: Jam në një gjendje që s’di se…

14/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In