Infektohet me koronavirus aktorja e njohur Zamira Kita.
Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita është infektuar nga koronavirusi.
Së bashku me të është infektuar edhe bashkëshorti i saj, ndërsa nuk dihet se ku e kanë marrë virusin.
Aktorja e njohur është karantinuar në shtëpinë e saj, ndërsa është vënë re edhe mungesa e saj në festivalin e komedisë KoKoFest që e organizon përherë ajo.