𝗕𝘂𝗷𝗮𝗿 𝗔𝘀𝗾𝗲𝗿𝗶𝘂 𝗺𝗲 𝗿𝗮𝘀𝘁𝗶𝗻 𝗲 6️⃣5️⃣-𝘃𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗶𝗻𝗱𝗷𝗲𝘀❗𝗙𝗮𝘁, 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝗮𝗿𝗱𝗵𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗸𝗲𝗻𝗲̈❗
⭐ 𝗕𝘂𝗷𝗮𝗿 𝗔𝘀𝗾𝗲𝗿𝗶𝘂 lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë. Është një aktor i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar. Ai u diplomua si aktor në Akademinë e Arteve (sot: Universiteti i Arteve) në Tiranë dhe u rikthye në qytetin e lindjes, më 1979. Për 15 vjet ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Gjatë kësaj periudhe pati një karrierë intensive në film, duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakës, respektivisht ne filmat “Në shtëpinë tonë” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje” (I. Muça & K. Mitro, 1979). Por suksesin më të madh e ka pasur me rolet e Telos në filmin “Njeriu i mirë” më 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” më 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit të viteve 1983 e 1985. Një ndër aktorët më të mirë të skenës shqiptare, ai ka luajtur në komedi dhe në dramë mbi 60 role. Nga shfaqjet teatrore në të cilat ai ka pasur rol mund të përmendim: “Familja Tot”, “Armiku i popullit”, “Tri motrat”, “Galaksia”, “Dasma”, “Gomonet”, “Nderi i kombit”, Pjata prej druri”, “Shfaqja e fundit”, “Gjethja”, “S’ka të ngopur” etj.
Ndër filmat e tjerë mund të përmendim “Në shtëpinë tonë” 1979, “Radiostacioni” 1979, “Vëllezër dhe shokë” 1979, “Në Prag të lirisë” 1981, “Në emër të lirisë” 1987, “Misioni përtej detit” 1988, “Jeta në duart e tjetrit” 1990, “Dëshpërimisht” 2000.