Ish-kryeministri Sali Berisha, duke reaguar për shoqërimin në polici të ish-deputetit Kastriot Islami, thekson se ndalimi i tij me urdhër të kryeministër është një akt banditesk dhe hakmarrje primitive.
Teksa shpreh solidaritetin e plotë me zt.Islami, Berisha thotë se dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm siç e konsideron.
Ai thotë se Rama do të marrë përgjigjen e merituar “personale për veprimin e tij kriminal”.
Reagimi i plotë:
Ndalimi i Prof Dr Kastriot Islamit nga xhahili skizoid i Surrelit, nje akt i shemtuar dhe kriminal.
Miq, dje Edvin Hajduti, xhahili skizoid i Surrelit urdheroi narkobandite me uniforme te ndalojne dhe shoqerojne forcerisht ne narkokomisariat personalitetin e njohur te politikes se vendit, opozitarin e vendosur te regjimit te kakistokracise te Edvin Kristaq Kolekes, ish deputetin Kastriot Islami sepse ai po bente joging pa maske tek Parku Kombetar i Liqenit Artificial te Tiranes.
Ndalimi i zotit Islami me urdher te Xhahilit te Surrelit eshte nje akt i tij banditesk dhe hakmarrje e tij primitive politike kurse maska eshte thjeshte preteksti i ketij akti te shemtuar.
Duke i shprehur solidaritetin tim te plote zotit Kastriot Islami, denoj me ashpersine me te madhe aktin e turpshem prej birboje te vertet te Edvin Hajdutit ndaj zotit Islami dhe e garantoj kufomen politike se shume shpejt do te marre pergjigjen e merituar personale per veprimin e tij kriminal.