Sokrat Lela dhe vjehrra e tij kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë. Bashkë me ta në makinë ka qenë dhe gruaja e Sokratit, Fatbardha Lela, e cila ndodhet në spital.
Fillimisht, u tha se gruaja e 54 vjeçarit kishte ndërruar jetë, por Policia e Fierit në njoftimin e pak momenteve më parë, bën me dije se ka ndërruar jetë Sokrat Lela dhe vjehrra e tij. Ai ishte efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH).
Polici ndjerë ishte shofer në mjetin tip “Ford” dhe është përplasur “kokë më kokë” me mjetin tjetër tip “Opel Zafira”, i cili drejtohej nga shtetasi Gerti Skënderaj. Edhe 43 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Fierit.
Shoferi tjetër udhëtonte në makinë me gruan dhe vajzën 6 vjeçe. Të tre këta persona ndodhen në spitalin e Fierit dhe udhëtonin në mjetin tip “Opel Zafira”. Edhe Fatbardha Lela, gruaja e policit që ndërroi jetë dhe që ishte pasagjere në mjetin tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe disa ambulanca nga Fieri. Gjithashtu, atje kanë shkruar dhe forcat zjarrfikëse, pasi dy mjetet janë shkatërruar totalisht dhe nxjerrja e trupave ka qenë e vështirë. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një parakalim i gabuar ose lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
Fier/ Informacion shtesë për aksidentin e Levanit
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.
Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.
Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L