“Mallkimi” i Johanesburg, kryebashkiaku i sapozgjedhur vdes në aksident me makinë, paraardhësi humbi jetën nga COVID-19.
AFRIKA E JUGUT
Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Johanesburg në Afrikën e Jugut, Jolidee Matongo ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident me makinë.
Më 10 gusht ai mori besimin e qytetarëve, por nuk e drejtoi dot qytetin më shumë se 1 muaj.
Matongo ishte me origjinë nga Zimbabve, por i ati kishte emigruar në Afrikën e Jugut për të jetuar.
Duket se Johanesburg është i mallkuar. Matongo e mori detyrën pasi ‘paraardhësi’ vdiq nga COVID-19.