Këto janë pamjet nga aksidenti i shumëfishtë që ndodhi mëngjesin e sotëm
Në aksidentin në afërsi të fshatit Blinisht janë përfshirë 6 automjete. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
“Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident”, informoi policia.
![](https://newsalbania.al/wp-content/uploads/2023/12/1-4.jpg)
![](https://newsalbania.al/wp-content/uploads/2023/12/2-1.jpg)