Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, ku një automjet ka perfunduar në kanal. Për pasojë është dëmtuar vajza e shoferit.
Informacion paraprak
Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.
Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, 27 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës