Aksident i rëndë në Itali, “Toyota Yaris” del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën shqiptari.
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas shqiptar.
35-vjeçari humbi kontrollin e makinës “Toyota Yaris” që po drejtonte duke dalë nga rruga. Përmbysja dhe rrokullisja disa herë e makinës ishte fatale për shqiptarin që ndërroi jetë në vend, ndërsa identiteti ende nuk dihet.
Sakaq, në makinë me shqiptarin ishte edhe një italian 36-vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.