Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë.
Një mjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë me drejtues një 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 15.08.2020, rreth orës 05:35, në Fushë Krujë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.T., 71 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.