AKSIDENT I RËNDË/ NË AKSIN RRUGOR ELBASAN- METALURGJI…
Një aksident sapo ka ndodhur në aksin Elbasan -Metalurgji, në afrësi të një karburanti. Një automjet i tonazhit të rëndë, është përplasur me një veturë. Përplasja ka qenë e fortë, pasi automjeti është përmbysur në anë të rrugës. Të aksidentuarit, janë transportuar në spitalin e Elbasanit dhe ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre. Në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila kreu veprimet procedurale.