Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite, pas atyre të ndodhur në Vlorë ku një drejtuese makine humbi jetën dhe në Elbasan ku një drejtues motori mbeti i lënduar rëndë.
Aksidenti i radhës ka ndodhur këtë pasdite në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”.
Një furgon me pasagjerë mësohet se është përplasur me mjetin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se kemi të bëjmë vetëm me një person të plagosur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.