Moderatorja Alesia Bami është penguar për shkak të takave të larta në hyrje të programit ‘Procesi Sportiv’. Në momentin që mbërrin në fund të tyre, ajo pengohet dhe gati rrëzohet. Manushi e kap nga krahu dhe e mban, ndërsa moderatorja nis të qeshë.
Fatmirësisht ia hodhi paq por situata ishte shumë e sikletshme për bukuroshen.
Në videon e mëposhtme shihet momenti kur Bami e kapur nga dora nga bashkëprezantuesi i saj Edi Manushi zbret shkallët.