Vlora është djepi i Pavarësisë. Por është edhe një nga portat kryesore prej ku njerëzit u larguan në kërkim të lirisë së munguar në fillim të viteve ’90. Ajo sot vuan nga të njëjtat probleme si gjithë Shqipëria: korrupsioni, abuzimet, dhe shpërfillja qeveritare.
Nuk ka asnjë arsye pse Partia Demokratike të mos fitojë në Vlorë. Së bashku me demokratët vlonjat do ndërtojmë një parti meritokratike dhe të besueshme. Do ndërtojmë alternativën më të mirë qeverisëse për Vlorën! #partiaqefiton