Deputeti demokrat dhe njëkohësisht drejtuesi politik I PD-së për qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili tha se përmes firmës së ndërtimit në emër të të vëllait ka marrë tendera miliona euro nga bashkitë socialiste.
Në një postim në rrjetet sociale, Kapllanaj thotë se Berisha është shpifës ordiner, por nuk e mban dot peng të ardhmen e PD.
“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim Bashën.
Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shprifje të reja si një shpifës ordiner.
Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj!
Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët”, thotë Kapllanaj. ( Alfa Press)