250 USD një shkrim, zbulohen tarifat e pazarit të Anila Bashës, pasi mori para publike nga Baftjar Zeqaj e mbuloi me lavde
250 USD nga paratë publike për një shkrim me disa rreshta për tejkalim plani dhe arritje madhore! Dhe për një portal KÇK të dorës së tretë si ai i Anila Bashës (Llumi), me bilance të dyshimta, nuk janë pak. Mbledhin punonjësit e Albpetrol ndonjë letër të hedhur në oborr, fap 250 USD në xhepin e Anila Bashës.
Hedhin punonjësit e Albpetrol ndonjë kovë me ujë mbi zjarr, edhe 250 USD të tjera shkojnë xhepin e Anila Bashës. Shet ndërmarrja shtetërore naftë, edhe 250 USD të tjera në llogarinë e Anila Bashës.
Këto ditë jam përpjekur që të gjej një fije arsyetimi logjik se pse, kur Albpetrol shet naftë apo heq ndonjë letër në oborr, duhet t’i paguajë një tarifë Anila Bashës nga paratë tona?!
Dhe më duket se deri diku kam gjetur arsyen. Pasi funksionari publik Baftjar Zeqaj hartoi një draft-kontratë për t’i dhënë Anila Bashës para publike, portali i Anila Bashës e përshkroi Baftjar Zeqaj si të ishte Winston Churchil.
Sipas draft-kontratës së dhjetorit 2020, në të cilën palët zotoheshin që të mbetej sekret, Albpetrol me në krye Baftjar Zeqajn në atë kohë dhe sot Flamur Maton, i paguan Analia Bashës 25 000 lekë ose 250 USD për çdo shkrim pozitiv në portalin e saj NEWSBOMB. Në draft-kontratë thuhet se “Pagesat realizohen duke kredituar llogarinë e palës si vijon në bankën… Palët zotohen që të ruajnë konfidencialitetin për sa i përket kushteve të kësaj kontrate…”.
Në 20 prill 2021, në portalin e Anila Bashës, Baftjar Zeqaj përshkruhet kështu: “Ai është personazh i spikatur i jetës publike e politike, me një karrierë të gjatë në qeverisjen qendrore e vendore. I njohur si njeriu i paqes, Baftjar Zeqaj prej vitesh ka mbajtur flamurin e suksesit. Sot, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në zonën e Roskovecit, Zeqaj vazhdon të ketë po atë respekt në komunitet. I diplomuar me nota të shkëlqyera në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, filloi punë në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Naftës dhe të Gazit. Por dëshira e tij për t’i dhënë më shumë e më shumë vendit të vet, bëri që kontributet e tij të zgjeroheshin edhe në atë të shërbimit publik…”.
Po si mos ta mbajë lart ‘flamurin e suksesit’ Baftjar Zeqaj?! Mirë që nuk ka thënë se ka ngritur edhe Flamurin e Pavarësisë!
Miq, kolegë dhe publik! Vjedhja është flagrante dhe një sfidë për prokurorinë. Vjedhja e parave publike nga Anila Basha vijon edhe në këto momente, në bashkëpunim me ish-funksionarë dhe funksionarë publikë. Në të njëjtën kohë Anila Basha merr rrogë edhe për këshillimin (në distancë) e kryebashkiakut të Elbasanit.
Mirë që po vjedh paratë publike me kontrata klienteliste, pa kritere dhe në shkelje të çdo parimi ligjor dhe moral, po gazetarët a i ka siguruar të paktën?! Apo është përfshirë edhe në evazion fiskal?!




