“Çmenden” çmimet në jug, 6 MIJË lekë SUFLLAQJA në Himarë.
Sezon i ri, avaz i vjetër. Ashtu si çdo vit, edhe këtë sezon turistik çmimet në jug kanë “fluturuar”, pasi pronarët e bizneseve synojnë të përfitojnë sa më shumë nga turistët që zgjedhin për të kaluar pushimet në bregdet.
Një faturë aspak e zakontë vjen nga Himara, ku vetëm 1 sufllaqe kushton 6 mijë lekë të vjetra. Personat që e kanë publikuar faturën kanë konsumuar 2 sufllaqe, 1 pjatë patate të skuqura dhe 2 ujë, por kanë paguar 15.900 lekë të vjetra.
Kjo nuk është hera e parë për këtë sezon turistik që në rrjet qarkullojnë fatura “të kripura”, pasi vetëm disa ditë më parë zv.kryeministri Erion Braçe denoncoi një rast të ngjashëm.