A ka Minoritet Serb në Gjirokastër? Informacioni juaj do ishte shumë i vlefshëm! Na shkruani!
Pas një shkrimi redaksional në Portalin Newsalbania.al ku përmendet gazetari Pilo Nase nga Gjirokastra, redaksionale shoqëruar me foto të gazetarin në fjalë me simbolin serb vjen reagimi në adresën e redaksisë së Portalit. Sipas shkresave zyrtare të ardhura në adresën tonë elektronike Nase është ankuar në Ambasadën Serbe në Tiranë dhe kjo e fundit i është drejtuar Komisionerit për mbrojen nga Diskriminimi. Komisioneri vë në dijeni Portalin tonë për informacion shtesë, ndërkohë informon dhe Ambasadën Serbe në Tiranë se ka kontaktuar me median tonë. Ne do i përgjigjegjemi në mënyrë shumë korrekte Komisionerit dhe Ambasadës sigurisht, por ndërkohë ju drejtojmë një pyetje të gjithë lexuesve tanë: A ka minoritet Serb në Gjirokastër? Portali newsalbania.al në redaksionalen e ditëve më parë nuk ka pas objekt sulmi e kritike ndaj asnjë minoriteti, madje sipas djenisë tonë si media në Gjirokastër nuk ekziston ndonjë minoritet Serb.Dhe nëse do ishte ekzistent nuk do ishte në parimet tona të sulmonim apo të anatemonim një minoritet të çdo lloj përkatësie. Objekt ka qenë gazetari Pilo, ai dhe vetëm ai. Media online Newsalbania.al është e gatshme me shumë profesionalizëm dhe korrektësi mbështetur në fakte ti përgjigjet cdo institucioni apo individi të interesuar.Jemi të gatshëm ti përgjigjemi dhe Ambasadës Serbe dhe Komisionerit dhe Pilos së Gjirokastrës apo Piloviçëve pranë tij!