Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu paralajmëron protesta masive, për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Në ‘Now’ me Erla Mëhillin, Balliu tha se nisur nga situata ekonomike e sociale në vendin tonë, nuk duhet të diskutohet se çfarë të bëhet, pasi sipas tij duhet të bëhet çdo gjë për të rrëzuar qeverinë.
Balliu tha se beteja e opozitës do të jetë në Parlament dhe në sheshe.
“Ne nuk duhet të diskutojmë më a bëhet kjo a nuk bëhet, ne duhet të bëjmë gjithçka dhe të provojmë gjithçka. Siguria ka rënë, ekonomia ka rënë, varfëria është rritur, njerëzit po largohen, shpopullimi është një dramë. Këto janë fakte. Këtu do të bëhen të gjitha, do të mbushen sheshet, do bëhen debate në parlament, do bllokohen të shkojnë në zyrë”,- tha Balliu.