Autori i humorit Florian Binaj, ka treguar gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, arsyen e largimit nga Top Channel.
Ai spikati me rolet ikonike në këtë program, ku ndihet mungesa e tij.
U përfol se arsyeja ishte hapja e një partie të re, por aktori e mohoi këtë.
“Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë TV të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve.
Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim. Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë“, tha Flori, ndërsa rrrëfeu dhe një arsye tjetër.
“Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën dhe nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijë e tu. Janë kujtime, më mirë këto kujtime bashkë sesa disa foto në Whatsapp“, shtoi ai.