“Viktima ka një dëmtim të madh në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e kockës së hundës dhe ballit dhe të fytyrës…”
Gazetari Artan Hoxha deklaron se ka dyshime që mes Klodian Rashës dhe efektivit Nevaldo Hajdaraj mund të ketë pasur konfrontim fizik.
Duke folur për emisionin “Vetting”. sipas gazetarit, viktima Klodian Rasha kishte patur dëmtime në fytyrë, pjesën e ballit, hundës dhe pjesën e pasme të kokës
“Ka dyshime që mund të ketë pasur konfrontim fizik. Viktima ka një dëmtim të madh në pjesën e pasme të kokës, në pjesën e kockës së hundës dhe ballit dhe të fytyrës.
Ajo që është fakt është se viktima e ka plumbin nga mbrapa. Distanca është 6 ose 7 metra sepse nuk mund të kesh shënjestër nga një distancë më e madhe.
Arma është gjetur në distancë nga vendi i ngjarjes. Vërtetësia do të dalë nga ekspertiza. Më duket e çuditshme që nëse viktima do të kishte pasur armë pse duhet ta kishte hedhur aq larg.
Policia jonë e ka traditë që nuk qëllon me armë. Policia jonë është treguar më tepër tolerante, ka vepruar ndryshe nga vendet e tjera”, thotë gazetari