19 gusht 2015 – 19 gusht 2020
FALEMINDERIT SKËNDERBE!
Si sot, pesë vite më parë, në një “Elbasan Arena” të mbushur plot e përplot, luhej për herë të parë në Shqipërinë tonë modeste himni i Champions League. Skënderbeu Europian i Shqipërisë priste Dinamon e Zagrebit. Shumë krenar që isha moderatori zyrtar në fushë. Himni të drithëron të tërin. Notat dhe fjalët e tij të kujtojnë pse ti e do kaq shumë futbollin. Aty gjejmë një afirmim të pushtetit, suksesit dhe madhështisë.
Sot më 19 gusht 2020, Skënderbeu Europian i Shqipërisë është i dënuar. Pyetja ime vazhdon të jetë po e njëjta: KUSH TRUKOI??? KUSH???
Të na thonë emrin e atij që trukoi ose të atyre që trukuan… Deri atëherë, unë do të vazhdoj të shkoj në Korçë të shikoj Skënderbeun Europian të Shqipërisë. Sepse e kam thënë dhe stërthënë që Korça nuk ka lidhje me Shqipërinë. Jo më kot, e thërrasin, me shumë të drejtë “Parisi i vogël”. Korça është e tillë.
Edhe njëherë, FALEMINDERIT SKËNDERBEU EUROPIAN I SHQIPËRISË!