Tiranë
-Ambasada e Paqes në Tiranë, të premten datë 10 maj 2024, hapi dyert e saj për njerëzit e artit, kulturës, sportit, dhe jo vetëm. Federata e Paqes Universale dhe Këshilli i Paqes Tiranë nën drejtimin e gazetarit të mirënjohur z. Defrim Methasani, organizoi veprimtarinë me temë “ARTI, KULTURA DHE SPORTI PËR PAQEN”. Qëllimi i veprimtarisë ishte proovimi i artit, kulturës dhe sportit si edhe vlerësimi i disa figurave me kontribute të veçanta në fushat respektive me titullin “Ambasador për Paqe”. Veprimtari gjithashtu u organizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes e cila është përcaktuar nga OKB më 15 maj. Në veprimatri morën pjesë mbi 130 Ambasadorë për Paqe, të ftuar të veçantë nga Shqipëria dhe Kosova, dhe të ftuar të tjerë.Aktivitetin e moderoi kryetari i Këshillit Rajonal të Paqes Tiranë z. Dëfrim Methasani, i cili, në mënyrën e tij unike, përfshiu të gjithë pjesëmarrësit në atmosferën e aktivitetit, i cili u shndërrua në një festë të vërtetë. Këngëtarët e ftuar, Arben Sinoni dhe Kristina Ndoja, me performancat e tyre i dhanë aktivitetit dhe pjesëmarrësve kënaqësinë e mbrëmjeje të paharrueshme. Në emër të kryesisë së Federatës së Paqes Universale të pranishmit i përshëndeti z. Gaqo Apostoli, koordinator i këshillave shqiptare të paqes në diasporë.Pjesa më e bukur e veprimtarisë patjetër ishte ceremonia e nderimit me titullin “Ambasador për Paqes” për 10 figura të nderuara dhe me kontribute të veçanta në fushën e veprimtarisë së tyre. Pas një prezantimi mbi parimet e paqes dhe veprimtarinë e Federatës së Paqes Universale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Paqes z. Gani Rroshi, titulli “Ambasador për Paqe” iu dha znj. Suela Demiri – gazetare e mirënjohur, moderatore dhe regjizore; z. Zef Shtjefni – gazetar, humanist dhe sipërmarrës i suksesshëm; z. Artan Muhaxhiri – drejtor i programeve sportive në RTK; z. Demir Rusi – poet dhe humanist; znj. Shefqete Gosalci – poete dhe aktiviste; z. Elvis Kotherja ,Sipërmarrës,Menaxher dhe Drejtor ekzekutiv i “Elita Travel Group”,z. Arben Sinoni – këngëtar; znj. Elisabeta Ypi Kruja – inxhiniere; znj. Zhuljeta Abazi Shema – drejtore e Credins Bank Lezhë; z. Idriz Gashi – arbitër futbolli dhe drejtor i shoqatës Vllaznimi.