10 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

975 dozat e vaksinës antiCOVID erdhën nga Gjermania, qeveria e aplikoi me ngut, Pfizer qëndroi vetëm 1 orë në Rinas dhe u dërgua në “Air Albania”

by News Albania
12/01/2021
in Aktualitet
0
975 dozat e vaksinës antiCOVID erdhën nga Gjermania, qeveria e aplikoi me ngut, Pfizer qëndroi vetëm 1 orë në Rinas dhe u dërgua në “Air Albania”
95
VIEWS
Share on Facebook

Gjermania është vendi nga ku i erdhën Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNtech. Kanali i famshëm bilateral për të cilin foli dje kryeministri Edi Rama është Gjermania, si vend eksporti dhe origjine i vaksinës që ka mbërritur në Shqipëri.

Në faturën e zhdoganimit të vaksinës në Rinas, Thuhej se vaksina ka si vend origjine dhe eksporti Gjermaninë, ndërsa dërguesi është kompania Pfizer/BioNtech. Vaksina ka mbërritur në Shqipëri në orën 13:45, dhe është zhdoganuar në orën 14:42, 18 minuta para se në stadiumin “Air Albania” të niste vaksinimi. 

Pritësi është agjencia doganore ‘Ben Impex&Co”, ndërsa bie në sy fakti se kutia me vaksina ka mbërritur “DORAZI”.

Ndryshe nga sa u tha dje në media nga kryeministri Edi Rama se vaksina qëndroi tri ditë në doganë, ndërsa mjeku Pëllumb Pipero tha se vaksina ishte në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik në mëngjes, shihet se vaksina ka qëndruar vetëm 1 orë në Rinas, ku ka mbërritur në 13:45 dhe ka dalë më 14:42. 

Ajo që nuk kuptohet është nguti i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për të njoftuar se vaksina kishte ardhur në kohën që ajo nuk ishte akoma në Shqipëri, apo fakti se vaksina u aplikua në një kohë rekord dhe pa i dhënë informacion publikut nëse Agjencia Kombëtare e Barnave dhe ISHP e kanë kontrolluar vaksinën pas mbërritjes në Rinas. 

Po ashtu është e paqartë nëse Gjermania i ka dërguar vaksinat privatisht apo qeveria shqiptare i ka siguruar ato në rrugë private me kompaninë Pfizer. 

  • SIGURIA/ A e ndoqi qeveria protokollin për shkrirjen e flakonëve të Pfizer?! Udhëzimi që bie ndesh me praktikën, dozat duhet të rrinë në temperaturë 25 gradë C për 30 minuta… u zbatua? Është e paqartë mënyra sesi Shqipëria e nisi dje vaksinimin me 50 mjekët dhe infermierët e parë, por edhe me kryeministrin Edi Rama.
  • vaksina hyri nga Gjermania në Shqipëri, ndërsa ende nuk dihet sesi u sigurua ajo. Ndërkohë që një tjetër element i rëndësishëm që ende nuk është sqaruar është ndjekja e përpiktë e protokollit të sigurisë siç kërkohet nga prodhuesi Pfizer/BioNtech. 
  • Një nga udhëzuesit e përzierjes së vaksinës që ndodhet në ambientet e Air Albania Stadium. Në këtë udhëzues përdorimi, thuhet qartë se para përdorimit, vaksina e Pfizer/BioNtech, që ruhet në temperaturën ekstreme -70 gradë, duhet që të shkrihet.  Shkrirja e flakonëve të vaksinës Pfizer/BioNtech COVID19 para përdorimit mund të realizohet nëpërmjet:
    1. Lënies së flakonëve të shkrihen në frigorifer në +2 gradë C deri në 8 gradë C. Një kuti kartoni me flakonë mund të kërkojë deri në 3 orë për t’u shkrirë dhe flakonët e shkrirë mund të ruhen në frigoriferë deri në 5 ditë (120 orë).
    2. Lënies së flakonit në temperaturë dhome në temperaturë dhome deri në 25 gradë C për 30 minuta.
    3. Flakonët duhet të arrijnë temperaturën e dhomës përpara hollimit dhe duhet të hollohen brenda 2 orësh nga arritja e kësaj temperature.
    4. Para hollimit flakoni i vaksinës përmbyset butësisht 10 herë.
    5. Mos e tundni atë.
    6. Kontrolloni lëngun në flakonë përpara hollimit. Lëngu është nëjë pezulli e bardhë në bezhë dhe mund të përmbajë grimca amorfe të bardha në bezhë.
    7. Mos e përdorni nëse lëngu është i zbardhur apo nëse vërehen grimca të tjera.Por a u shkri vaksina e Pfizer në temperaturën që duhet? Nga verifikimi, referuar dokumenteve zyrtare të shtetit shqiptar, vaksina hyri në Shqipëri mesditën e djeshme, në orën 13:45 dhe u zhdoganua në 14:42, vetëm 18 minuta nga nisja zyrtare e orarit të vaksinimit. A mund të shkrinte vaksina gjatë kësaj kohe? Autoritetet ende nuk kanë një reagim zyrtar, që nga dje, kur u pretendua se Pfizer ndodhej në godinën e ISHP.
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania