16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

80 mijë euro me një dorë/ Ish-burri gjyqtar i Enkelejda Hoxhës ia mbath nga drejtësia për shkak të Vetingut

by News Albania
22/05/2021
in Kronikë
0
80 mijë euro me një dorë/ Ish-burri gjyqtar i Enkelejda Hoxhës ia mbath nga drejtësia për shkak të Vetingut
148
VIEWS
Share on Facebook

80 mijë euro me një dorë / Ish-burri gjyqtar i Enkelejda Hoxhës ia mbath nga drejtësia për shkak të frikës së Vetingut, synon të shpëtojë pasurinë nga sekuestrimi

Gjyqtari i Sarandës Rasim Doda ia mbath nga drejtësia për të shpëtuar pasuritë e dyshimta nga sekuestrimi. Dosja me pasuri të paligjshme, mashtrim dhe kontrata fiktive për të kamufluar paratë. U dënua edhe për korrupsion, por Apeli e ktheu dosjen mbrapsht
Ish-gruaja është izoluar në burg nga SPAK-u për korrupsion, ndërsa burri sapo ia ka mbathur nga drejtësia për shkak të frikës së Vetingut dhe për të shpëtuar pasuritë që ka krijuar si gjyqtar. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila lironte një nga një vrasësit e rrezikshëm nga burgu deri kur u prangos nga SPAK në sallën e gjyqit, si dhe për ish-bashkëshortin e saj, Rasim Doda, gjyqtar në Sarandë.

Ndryshe nga disa gjyqtarë të tjerë, Rasim Doda as nuk ka pritur që komisioni i Vetingut të verifikojë pasuritë e tij dhe sidomos veprimtarinë si gjyqtar, por ka dhënë dorëheqjen. Në 15 shkurt 2021, Rasim Doda është njoftuar nga organet e Vetingut për nisjen e procesit të verifikimit të tij. Doda ka shpejtuar, duke përpiluar aktin e dorëheqjes nga drejtësia. Dy muaj më pas, në 14 prill 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar komisionin e Vetingut se ka marrë vendim për të pranuar dorëheqjen e Rasim Dodës nga drejtësia.

Rasim Doda është një gjyqtar i njohur në Sarandë. Ai njihet edhe si gjyqtari që e ka një dorë 80 mijë euro. Rasim Doda ishte ndër të paktët gjyqtarë në Shqipëri që u dënua për korrupsion në vitin 2016, por një vit më pas Apeli i Krimeve të Rënda vendosi të rrëzojë vendimin kundër tij dhe ta kthejë çështjen për rigjykim. Doda u kallëzua në prill të 2015 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nga biznesmeni Hasan Bushi se i kishte kërkuar 80 mijë euro ryshfet, për të marrë një vendim në favor të tij. Nga ana tjetër, Doda tha se Hasan Bushi bashkë me disa persona të tjerë, përfshirë kryetarin e gjykatës, kishin përgatitur ndaj tij një komplot. Por, Hasan Bushi i dorëzoi prokurorisë një dispozitiv vendimi, për të cilin pretendonte se “Doda ia kishte lënë në dorë pas takimit të 19 prillit 2015”.

Ekspertët e Prokurorisë mundën ta rikuperonin këtë dokument nga kompjuteri i Dodës, ndërsa në gjyq u argumentua se gjyqtari i Sarandës kishte dy vendime në kompjuterin e tij; njërin pro dhe tjetrin kundër Hasan Bushit. Nga ana tjetër, nga përgjimi i bisedave telefonike të gjyqtarit Doda, hidhen dyshime se për vendimin nuk kishte kërkuar 80 mijë euro, por 10 mijë USD.

Gjykata e Krimeve të Rënda doli në përfundimin Doda kishte kërkuar 1 milion lekë të reja në një marrëveshje të mëparshme midis gjyqtarit dhe Bushit. Më pas, kjo marrëveshje është prishur dhe Hasan Bushi, duke qenë i shqetësuar për këtë fakt ka shkuar në zyrën e avokatit Flamur Lazaj, të cilit i ka marrë numrin e telefonit të Dodës dhe i ka dërguar mesazhet telefonike.

“Mos më merr në qafë kot, çdo muhabet e ke bërë me avokatin. Bashkë komunikojmë dhe mirë është të mbetemi miq,” shkruhej në njërin prej tyre. Doda u dërnua me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsionin në shkallën e parë, por Apeli e rrëzoi vendimin për arsye procedurale.

Tashmë nuk dihet se në çfarë faze është çështja, por fakti që Doda nuk përballet dot me Vetingun krijon dyshime të forta sa i takon veprimtarisë së tij si gjyqtar. Në letra Doda posedon një pasuri normale, por ndryshe pretendon Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Ky institucion ka përgatitur një dosje për Dodën, duke e akuzuar për mashtrim me pasurinë, kontrata fiktive, pasuri të paluajtshme të pajustifikuara me para të ligjshme etj. Tashmë i mbetet SPAK-ut për të marrë në dorë këtë dosje, në kuadër të procesit të sekuestrimit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë shkarkuar nga Vetingu. Në vijim do të japim të dhëna dhe fakte sfiduese rreth pasurisë së Rasim Dodës./Pamfleti

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

15/01/2026

Groenlanda, Trump, Nato dhe Europa! Situatë sa kaotike aq dhe e rrezikshme për paqen!

15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë

15/01/2026
Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

15/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In