Hapen kinematë në vend sipas protokolleve kundër COVID-19.
Ky urdhër është publikuar në Fletoren Zyrtare me urdhër të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut. Urdhëri i ri përjashton kinematë nga aktivitetet që kufizohen për shkak të pandemisë së COVDI-19.
Ndërkohë, teatrot, koncertet janë akoma të mbyllura për shkak të pandemisë dhe urdhërit që është vënë në fuqi në datën 29 maj 2020.
Hapja e kinemave është bërë 7 muaj pas urdhërit për tu mbyllur. Akoma nuk dihet se si do jenë rregullat që duhen ndjekur për tu futur në ambientet e brendshme, nëse do ketë distancë, numër të caktuar personash, e nëse do mbahet maska dhe aty.
Botimi në Fletoren Zyrtare:
URDHËROJ
Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE: Ogerta Manastirliu