Budallallëk apo Antiamerikanizëm!
Sikur ta “donin” vërtet Shqiperinë kaq shumë, ah sa mirë do ishte!
Shikoj dhe lexoj këto ditë nga media të ndryshme rreth situatës në Afganistan dhe ajo qê më bêri të shkruaj diçka, është tema e zjarrit që ndezin disa media, rreth ardhjes së një numri të konsiderueshëm të qytetarêve afganë në Shqiperi.kuptohet me kërkesê të kombit mik amerikan, nuk dua të komentoj qindra komente denigruese qê i bëhen kombit të Afganistanit se ato as qê ma prekin sedrën fare, por disa media apo pseudo analistë që përveç dopios wiskyt dhe bixhozit nuk dinë asgjë tjetër, ndoshta ndaj paguhen hapur apo nëndorë për të vjellë vrerë e nxirë këtë vend.
Ka dhe zëra kundêr politikës të Departamentit tê Shtetit Amerikan. Është për të ardhur keq që harrojnë kaq shpejt, harrojnë eksodin viteve 90-91.Se si e mbushëm Italinë, Gjermaninë, Greqinë dhe gjithê Evropën, harrojmë ata mijëra qytetarê e intelektualë të ndershêm që e dinin se çfarê jete ishte matanë klonit e telit me gjëmba, iku dhe llumi shoqërisë që nuk la gjë pa vjedhur, aty edhe rrobat e trupit vidheshin nga rrugaçèria e halabaket, vranë e përdhunuan, pa harruar dhe qê vranë dhe grabiten njeri-tjetrin.Dhe serish ne ja ku jemi, sot trafikantë drogërash ,grupe mafioze dhe organizata kriminale, dhe Evropa dhe Amerika nuk na e ka mbyllur derên. Tani habitem kur lexoj se do vijnë përdhunues e terroristë, degjoj kur thonë se do vijnë talebanë në Albakistan. Por sa kam lexuar dhe kuptuar, di të them se këtu do vij ajka e atij populli, do vijnë properëndimorët, proamerikanët e jo pèrdhunuesit, dhe terroristët siç shprehen shumë media të shkruara. Është një turp i madh që i behet në një fare mënyre politikês amerikane. Po u kujtoj këtyre humbame nove tē mos harrojnë, se pa Amerikën, sot s’do kishte Shqipëri se pa amerikën sot s’do kishim nje Kosovë shtet të pavarur. Thellohuni “zotërinj” futeni memorjen gri në punë dhe dijeni se Amerika i bën planet 100 vjeçare, e jo plane 5 vjeçare, si në kohën e xhaxhit. Por ju keni të drejtë! Jo se nuk dini, por diku kolliteni dhe ustallarët ju kanë kapur prej veglash dhe dihet se politikën e antiameri kanëve mundoheni të bëni. Por nuk do ja dilni dot!