Emrat/ 15 “piranjat” e përdorura nga 4 familjet politiko-mafioze; që përlajnë 2 miliardë Euro tendera, PPP e pasuri publike
Janë bashkë!/ Pas çdo vjedhjeje, këta hetohen dhe u mbyllen dosjet, ose arrestohen dhe lirohen brenda javës nga bosët e politikës; madje disa marrin poste pushteti dhe vazhdojnë të realizojnë e fshehin hajdutëritë e bandës pushtet-opozitë-kriminelë që kanë marrë peng vendin.
Sot po publikojmë 15 emra personazhesh të tjerë, të cilët në tatime janë regjistruar si biznesmenë, por faktikisht janë “kanalet e zeza”, nëpër të cilët krerët e partive në pushtet e opozitë sëbashku, kalojnë dhe fshehin milionat e vjedhura me tendera e koncesione.
Skema e pazarave të tyre, bëhet me këtë marifet: Para se të shpallen tenderët, caktohet sa do jetë fondi limit; sa do lihet vlera fituese; cili do jetë fituesi, cilët do përdoren si rivalë “kukulla” me oferta më të larta se fondi limit, me oferta zero e me mangësi dokumentacioni.
Rrok Gjoka/ Krye-oligarku i Edi Ramës, në 8 vite pushtet ka marrë 1870 tendera dhe 4 koncesione rrugësh e kanalesh vaditëse, me vlerë totale 411 milionë Euro. Çdo 6 muaj, Rama i jep nga 5 milionë Euro shtesë mbi kontrata në rrugët Kardhiq-Delvinë dhe “Rruga e Arbrit”, për gjoja punime teknike të pa parashikuara. Krushk i Gaz Demit.
Ndue Kola/ Nip i oligarkut Rrok Gjoka, ish-deputeti i PS; Edi Rama e Sandër Frangaj i dhanë koncesonin e rrugës Milot-Balldren me vlerë 286 milionë Euro, kur kostoja reale e projektit ishte 105 milionë Euro; vazhdon nxjerr “male” me zhavore e rërë në shtretërit e lumenjve Fan, Drin, Mat e Shkumbin, me 15 linja inertesh e pa paguar taksa në shtet.
Shkëlqim Kupa/ Ish-gomisti i Bathores nga Dibra; vetëm në 5 vitet e fundit, me firmat “Kupa Shpk” e “Korabi 2007” ka marrë 23 milionë Euro tendera; nga të cilat 11 milionë Euro i ka marrë nga Xhelal Mziu e Rakip Suli në Bashkinë Kamëz. Prej 2 vitesh është bërë i preferuar i Taulunt Ballës, për tendera në bashkitë Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Belsh, Cërrik e Gramsh; ndërsa prej 1 viti, Ministria e Drejtësisë po i mban të fshehur një dosje të zezë, për vitet kur ishte emigrant-trafikant në Itali e Zvicër.
Gentian Sula/ Burri i shefes së dosjeve të sigurimit, ka firmën “AgiKons shpk” e 7 firma të tjera “bija” dhe 6 HEC-e. Eshtë futur në “tepsi” nga Edi Rama në vitin 2014; është ndërtuesi i kompleksit “Kodra e Diellit”, ku Ilir Meta, Erjon Veliaj, Lulzim Basha e krejt politikanët, kanë pronësi suita personale e nga 5-6 apartamente të dhëna me qira. Deri tani, ka marrë 33 milionë Euro tendera publikë; më 22 maj 2018, Erjon Veliaj i ka dhënë 24 milionë Euro koncesion me afat 2 vite, për objektet arsimore; ndërsa në vitet 2015-2020, Edi Rama e Ilir Meta i kanë dhënë 72 mijë m2 tokë bregdetare për resorte e 39 mijë m2 plazhe në Himarë, me qira 3 (tre) lekë m2 në ditë e për 30 vite.
Fatmir Kuçi/ Biznesmeni që i dhuroi Lulzim Bashës makinën 100 mijë Euro; administrator i firmës “Victoria Invest” në Shqipëri dhe firmës misterioze “Victoria Invest International” në Kosovë; i arrestuar për vrasjen me skaf të turistit rus, por liruar si “i tronditur psikologjikisht”; ka marrë 38 milionë Euro tendera; prej 7 vitesh ka monopolin e pastrimit të Elbasanit.
Lefter Lamaj/ Krye-trafikanti i kokainës dhe prostituave, ende i burgosur me 11 vite në Itali, i ekstraduar nga Shqipëria në vitin 2018; por nëpërmjet firmës së tij “Devis shpk”, ka marrë 6 milion Euro tendera nga pushteti i Edi Ramës dhe vazhdon të marrë.
Maksim Fejzulla/ E thërrasin “Maksi i plehrave”, për shkak se është ekzemplar i mashtrimit me tenderët e plehrave; adminstrator i firmës “Korsel shpk”; prej 1 viti ka dhe pastrimin e një zone të Tiranës me tender 5 milionë Euro; administron Terminalin e Korçës me taksa si biznes i vogël, mbasi është biznes i Bablokut dhe i një oligarku plazhesh; tashmë në këtë terminal, sajuan zhvatjen e qytetarëve me 10 mijë lekë bileta për koncertin e Bregoviç.
Safet Gjici/ Njohur si “Derkuci” më i harbuar në “moçalin” e tenderëve të pushtetit “Rilindja”; me firmën polici private ka marrë 11 milion Euro tendera dhe ka inskenuar vjedhjen e 6 milionë Euro, me gjoja grabitje të makinave. Ka marrë 13 milionë Euro tendera nga fondet e rindërimit të banesave të tërmetit; vetëm Pëllumb Salilarit e Bashkim Ulajt i ka dhënë 120 hektarë kodrina për gurore në Kukës.
Ismail Kadiu/ Emri i njohur për tenderin e uniformave policore, ku bashkë me ish-ministrin Sandër Lleshaj e kryepolicin Ardi Veliu, inskenuan vjedhjen 10.8 milionë Euro; ndërsa gjatë 8 viteve pushtet të Ramës, ka përlarë 44 milionë Euro tendera për pajsje e armatime ushtarake.
Xhemal Qefalia- Kujtim Qefalia/ Njeri deputet i PS, tjetri kryetar i Komunës Dajt; çdo vit marrin afro 10 milionë Euro tendera me firmën “DAJTI PARK 2007”; njohur si firma e korrupsionit me tenderët ushqimorë të burgjeve në vitet 2013-2015; për të cilët në vitin 2016 u dënua vetëm ortaku i tyre Ylber Kalaja, ndërsa vëllezërit Qefalia nuk u prekën; tenderët vazhdojnë po me këtë firmë dhe me ortakun e dënuar.
Ledion Sinani/ Çunaku i Lushnjes, i cili merr 30% të tenderëve ushqimorë në shëndetësi, polici, burgje, konvikte, kopshte, çerdhe e qendra sociale me firmën “Sinani Trading shpk”; deri në vitin 2018, me ish-pronar, të ndjerin babain e tij Shemsi Sinani, i dënuar 2 vite burg për falsifikim me tenderët në burgje; tashmë Ledion Sinani është i skeduar nga SPAK dhe me grupin e tenderit të uniformave policore.
Njazi Prençi/ Ekzemplar i mashtrimit me tenderët, ku rasti tipik është shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë e cila u shemb nga tërmeti 2 muaj pas ndërtimit me 700 milionë lekë; si dhe tenderi i kanalit 80 milionë lekë në Krujë, për të cilin u dënua 2 vite burg. Tenderët i përlanë, duke përdorur si rivale të njera-tjetrës 3 firmat e tij “Mc Catering”, “Regli shpk” dhe “Eglenti shpk”, të cilës para 1 viti i ndërroi emrin në “Eagli Cons shpk”, për shkak të një hetimi droge.
Erzen Breçani/ Drejtor Policie dhe biznesmen i familjes “Berisha”; me firmën e policisë private “Breçani ROSP”, ka marrë 21 milionë USD tendera gjatë pushtetit të PD dhe 2 HEC-Drita 1-2” në Valbonë; ndërsa 13 milionë Euro tendera i ka marë në 8 vite pushtet të Edi Ramës.
“Vëllezërit Hysa”/ Firma ku 33% aksione i ka Ilir Meta; administratorët Kujtim, Astrit e Agron Hysa, u arrestuan bashkë me drejtorin e LSI, për vjedhjen e 55 milionë Euro tendera me rrugët Gjinar- Elbasan e Tiranë-Elbasan, por i liroi Ilir Meta, Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari e Alaudin Malaj; prej 4 vitesh janë bërë të preferuarit e Edi Ramës, prej të cilit marrin 20% tendera punësh publike në 4 ministri e 10 bashki.
Xhavit Ismailaj/ Vëllai i Fiqiri Ismailajt, ish-krybashkiaku i Vorës dhe Gërdecit; me firmën “Alba Konstruksion” ka marrë 87 leje ndërtimi pallatesh nga Lulzim Basha e Erjon Veliaj në zonën Unaza e Re-Kashar e për 3 kulla në Tiranë; ndërsa në 8 vite qeverisje “Rilindje”, ka marrë 47 milionë Euro tendera e koncesione…