Nga Vladimir Muçaj: Publikimet në Newsalbania dhe më pas në shumë media sjellin shkarkimin e drejtorit të Albpetrol sh.a Flamur Mato!
Flamur Mato, i emëruar drejtor në kompaninë Albpetrol sh.a pas dorëheqjes së Batjar Zeqaj i cili u zgjodh deputet shkarkohet nga kjo detyrë! Dhe pse ende nuk ka informacion zyrtar ( ndoshta e hëna që vjen zyrtarizon shkarkimin) burime të sigurta të Portalit Newsalbania.al pranë Ministrisë së Energjetikës konfidencialisht pohojnë se ai është shkarkuar ditën e djeshme. Të njëjtat burime thanë se Mato për ‘taktikë’ ka kërkuar dorëheqje për të lënë detyrën e drejtorit në Albpetrol, por kjo kërkesë nuk është aprovuar. Ndaj tij është lëshuar urdhër ekzekutimi “Shkarkim nga detyra” çka nënkupton dhe ndjekjen e tij penalisht! Portali Newsalbania në harkun kohor të rreth një muaj e gjysëm ka publikuar aferat e tij në këtë kompani ku përfshihen tenderat, menaxhimi i burimeve njerëzore, abuzimi me financat etj. Pas këtyre publikimeve të Newsalbania.al u ‘rreshtuan’ dhe shumë media të tjera duke nxjerrë fakte abuziviste të drejtorit Flamur Mato&compani tashmë i shkarkuar. Duke parë kronoligjinë e zhvillimeve të fundit në kompaninë e vetme të naftës në vend duket se akuzat e bëra publike nga media newsalbania u “shpërblyen” me vendimin e marrë për shkarkimin e tij. Të njëjtat burime thanë se ai zëvendësohet nga një specialist i njohur po nga Fieri por emri zëvendësues i Flamur Matos tashmë i shkarkuar dhe nën hetim ende nuk bëhet i ditur!…Misioni i medias sonë për të qenë pranë opinionit publik nuk do të ndalet në denoncimin me fakte të shpërdorimit të financave publike nga individ apo institucione!