16 vjet pa Anita Bitrin!
Po të mos kishte ikur kaq shpejt nga kjo jetë, sot, ajo do të ishte padiskutim një nga këngëtaret më të mira të vendit.
Sepse ishte e tillë sa ishte gjallë.
Dhe ne vlonjatët do të përkëdhelnim sedrën tonë, kur të shikonim konkurencën e fortë që do të kishte me vlonjaten tjetër, Aurela Gaçe!
Dy vlonjate për vendin e parë!
E ku do të kishte më bukur!
Por Anita Bitri nuk jeton më që prej 19 tetorit 2004.
Tashmë është një Mit
Këngët e saj janë ende Hit.
Që nga viti 1987 kur fitoi çmimin e parë me “Hartimi dhe dëbora”, në festivalin e 8 të këngës në Vlorë e deri sa u largua nga Shqipëria, ajo ishte “mbretëresha” e muzikës së lehtë shqiptare.
Historia vazhdon…( Blicnews.al)