Festivali “Sunny Hill”, këtë herë nuk do të mbahet në Prishtinë, por në Shqipëri. .
Kanë qenë organizatorët e këtij festivali, ata të cilët përmes një njoftimi në faqet e tyre zyrtare bëjnë me dije se do të zhvendosen në Tiranë, pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, nuk u ka kthyer përgjigje përfundimtare orgaanizatorëve për dhënien e tokës në zhfrytëzim.
Postimi i plotë:
“Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!
Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.
Ne duam të informojmë të gjithë mbajtësit tanë të biletave se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)”.