13 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zyrtare: 2 viktima dhe 155 raste të reja me covid në 24-orë

by News Albania
18/08/2020
in Aktualitet
0
21
VIEWS
Share on Facebook

Dyfishohen testimet/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat: 2 viktima dhe 155 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot janë regjistruar 155 raste të reja me COVID-19 që shënojnë një rekord ditor gjatë gjithë pandemisë në Shqipëri.

Ndërkohë në spitalet dedikuar Covid janë shënuar 2 viktima që kanë humbur jetën nga virusi. Dr. Flutura Beqo raporton se viktimat janë nga Tirana, dy të moshuara me sëmundje bashkëshoqëruese.

Bie në sy se sot ka pasur një dyfishim të testimeve, 932 testime janë kryer sot nga ISHP kundrejt 501 të djeshmet.

Në Tiranë ka pasur 34 raste të reja teksa duket se ka një shpërndarje të gjerë gjeografike nëpër rrethe. Pas kryeqytetit ndjek Durrësi me 24 raste, Kruja me 12, Korça dhe Lezha me nga 9 por të infektuar janë shënuar edhe në baashki të vogla si Mirëdita, Devolli, Ura Vajgurore, Kolonja, Maliqi apo Patosi.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHENDETESISE

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 155 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë u kryen 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871 , që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet COVID, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetare nga Tirana, një 61 vjeçare dhe një 69 vjeçare me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët dhe bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. E vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e SARS COV 2 është të zbatojmë masat e higjenës, distancimit fizik, mbajtjen e maskave dhe barrierave mbrojtëse dhe shmangien e grumbullimeve të cdo lloji. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (18 Gusht 2020)
Testime totale 51860
Raste pozitive 7654
Raste të shëruara 3871
Raste Aktive 3551
Humbje jete 232 (Qarku Tiranë 115, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1862
Durrës 461
Shkodër 291
Fier 159
Lezhë 150
Korçë 141
Vlorë 134
Kukës 113
Elbasan 105
Berat 58
Gjirokastër 42
Dibër 35

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Fier: Finalizohet operacioni policor i goduar “Stolen Gold”

13/06/2026

Ramush Haradinaj: ‘Edi Rama është burimi i shumë të këqijave që i kanë ndodhur kombit shqiptar’!

13/06/2026

Flutura Açka, kundër Ramës: ‘Shqiptarët janë populli më proamerikan, mos e devojo zërin e tyre’

13/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita inspektim në Gjykatën e Posaçme

13/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In