Ja se si një nga jahtet më mbresëlënëse në botë u kthye në hi. Shikoni fotot!
Rojet bregdetare italiane kanë publikuar videon mbreselwnese te nje jahti qe digjej në Detin Mesdhe. Jahti i gjatë rreth 47 metra , i cili vlerësohet të kushtojë dhjetëra miliona euro ishte nisur nga Capri për në Sardenjë, përpara se të merrte zjarr në orët e para të së martës.
Rojet Bregdetare Italiane morën një sinjal në lidhje me incidentin dhe menjëherë dërguan një helikopter dhe dy anije, të cilat u gjetën në vend, rreth 50 milje larg Capo Comino në Sardenjë.
Kishte 17 persona në bord – nëntë anëtarë të ekuipazhit dhe tetë shtetas kazakë – të cilët kishin arritur të hipnin në një varkë shpëtimi dhe të linin varkën e djegur.
Nuk ka raporte për lëndime, ndërsa po zhvillohet një hetim për shkaqet e zjarrit dhe shkatërrimin e varkës luksoze.
https://www.protothema.gr/world/article/1038646/video-pos-egine-stahti-ena-apo-ta-eduposiakotera-giot-ston-kosmo/
