Zjarr në banesë, humb jetën vëllai i gardistit të 21 janarit.
Një zjarr ka përfshirë një banesë në Reps të Mirditës, duke u bërë shkak për vdekjen e një 60-vjeçari. Sipas policisë, shkak është bërë shpërthimi i një bombole. Policia dhe zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes. Paraprakisht, raportohet se viktima është Nikoll Prendi.
Ky i fundit mësohet se është vëllai i Ndrea Prendit, gardistit të grupit të zjarrit në ngjarjen e 21 janarit 2011.
Mirditë/ Informacion paraprak
Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.