13 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Editorial

Zjarret nuk fiken me pordhë propagande!

by News Albania
06/09/2026
in Editorial
0
124
VIEWS
Share on Facebook

Nga Vladimir Muçaj:

Analizë/ Zjarret nuk fiken me pordhë propagande!
Nuk fiken me prezencën e një deputeti, ministri apo ndonjë kolltukofagu lokal në terren. Zjarri kërkon mjete, njerëz, organizim, komandë dhe mbi të gjitha reagim të shpejtë.
Rasti i fundit në Fier është një shembull që duhet analizuar seriozisht, jo për t’u përdorur për propagandë politike, por për të nxjerrë mësime mbi mënyrën se si funksionon sistemi ynë i emergjencave civile.
Rreth orës 10:30 të mëngjesit u shfaq flaka në fshatin Zhupan. Rreth pesë orë më vonë, flakët ishin shfaqur në fshatin Peshtan, duke kapërcyer edhe aksin kryesor Fier–Levan. Brenda pak orësh, një vatër zjarri ishte shndërruar në një situatë me përmasa shumë më të mëdha, duke vënë në rrezik sipërfaqe të konsiderueshme toke, ullishte dhe prona të banorëve.
Kjo kronologji flet më shumë se çdo deklaratë zyrtare.
Një zjarr që në orët e para është ende i menaxhueshëm kërkon ndërhyrje të përqendruar dhe kapacitete të mjaftueshme për t’i vënë flakët nën kontroll përpara se ato të zgjerojnë perimetrin. Sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë bëhet ndërhyrja dhe aq më të mëdha bëhen burimet që duhen angazhuar.
Nëse në fazën e parë do të ishin në dispozicion kapacitetet e nevojshme teknike dhe njerëzore, me mjete të përshtatshme për terrenin dhe me një koordinim të menjëhershëm operacional, perimetri i zjarrit do të kishte pasur më shumë mundësi të ngushtohej dhe dëmet të kufizoheshin në nivele minimale.
Ky është thelbi i problemit.
Nuk mund t’u kërkohet zjarrfikësve të bëjnë mrekulli me mjete të pamjaftueshme. Nuk mund të mbështetet një sistem emergjencash te sakrifica individuale e punonjësve, ndërsa kapacitetet materiale dhe njerëzore nuk ecin në të njëjtin ritëm me rrezikun.
Dhe këtu duhet bërë një dallim i qartë: puna dhe sakrifica e zjarrfikësve, policisë së shtetit dhe forcave të ushtrisë nuk vihet në diskutim. Përkundrazi, ajo meriton vlerësim. Problemi qëndron te kapaciteti i sistemit për t’i mbështetur këta njerëz në momentin kur situata kërkon maksimumin e ndërhyrjes.
Në terren nuk mjafton vetëm numri i njerëzve. Duhet një zinxhir i qartë komandimi, mjete të përshtatshme, furnizim i vazhdueshëm, komunikim efektiv, informacion i saktë mbi përhapjen e flakëve dhe një plan operacional që aktivizohet që në momentin e parë.
Sepse zjarri nuk pret administratën.
Çdo orë vonesë mund të ndryshojë krejtësisht përmasat e një emergjence. Ajo që mund të kontrollohet në një perimetër të kufizuar mund të kthehet, disa orë më vonë, në një front zjarri që kërkon angazhimin e dhjetëra mjeteve dhe qindra njerëzve.
Prandaj është koha të ndalojmë së trajtuari Emergjencat Civile si një strukturë që thjesht aktivizohet kur ndodh fatkeqësia.
Ato duhet të jenë një sistem i përhershëm, profesional dhe i pajisur, me financim të qëndrueshëm, personel të mjaftueshëm, mjete moderne, sisteme monitorimi dhe një organizim të qartë ndërinstitucional.
Nuk mjafton që pas zjarrit të numërojmë hektarët e djegur. Duhet të ndërtojmë një sistem që ta kufizojë zjarrin përpara se ai të kthehet në katastrofë.
Kjo kërkon reformë me themel: në strukturë, në mjete, në burime njerëzore dhe në trajtimin financiar të strukturave të emergjencave civile.
Sepse sot po shohim gjithnjë e më shumë zjarre të përmasave të mëdha, ndërsa kapacitetet e reagimit nuk mund të mbeten të njëjtat. Temperaturat ekstreme, thatësira dhe kushtet e favorshme për përhapjen e flakëve e bëjnë këtë një çështje të sigurisë së territorit dhe të mbrojtjes së qytetarit.
Në fund të fundit, qytetari nuk ka nevojë për një zyrtar që shfaqet në terren për një fotografi.
Ka nevojë për një shtet që ka qenë aty përpara se zjarri të bëhej katastrofë.
Më pak propagandë.!
Më shumë mjete.!
Më shumë njerëz.!
Më shumë organizim!
Flakët nuk fiken me fjalë! Fiken me kapacitete!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania