Ndër fotot më prekëse të zjarreve në Greqi është edhe kjo e një banoreje që shikon shtëpinë e saj të digjet në fshatin Gouves, në ishullin Evia. Mijëra banorë u evakuuan nga ishulli me anije. Për herë të parë që nga fillimi i krizës së rëndë, kryeministri grek ka pranuar se nuk ka arritur t’i menaxhojë zjarret që po shkatërrojnë Greqinë. “Ne mund të kemi bërë atë që ishte e mundur nga ana njerëzore, por në shumë raste nuk ishte e mjaftueshme. Unë e kuptoj plotësisht dhimbjen e bashkëqytetarëve tanë që kanë parë shtëpitë ose pronat e tyre të digjen. Por, tha kryeministri, vendi po përballet me një fatkeqësi natyrore të përmasave të papara.”
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)