Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në kodrat e fshatit Frakull e vogël në Fier, duke përfshirë më shumë se 30 hektarë kullota, pemëtari dhe ullishte.
Incidenti ka ndodhur mesditën e së dielës dhe është ndihmuar nga era e fortë, e cila ka përshpejtuar përhapjen e flakëve.
Raportohet se ekipet e zjarrfikësve janë në terren që prej mbrëmjes së së shtunës për të kontrolluar dhe luftuar zjarrin. Megjithatë, për shkak të kushteve të pafavorshme dhe intensitetit të erës, zjarri vazhdon të përparojë dhe ka shkaktuar shqetësim të madh për pastrimin e zonës.