Detaje të reja mësohen rreth zhdukjes së shefit të anti-drogës në Mal të Zi. Sipas burimeve te portalit Novosti Rudolf Elezović ka pasur informacion se do arrestohej. Kështu, siç raportohet, ai është larguar jashtë shtetit duke shmangur marrjen ne pyetje nga Prokurorja Speciale Mira Samarxhiç.
Burimi thotë se nuk përjashtohet mundësia se Elevzoviçit i ka ndodhur diçka. Prandaj hetimi është shtrirë në dy drejtime.
Interesant mbetet fakti që një njeri i afërt i tij ka qenë pjese e operacionit “Kurthi” ku janë arrestuar 24 persona.
Dhe se i zhdukuri Elezoviç ka pasur informacionin e dorës së parë së çfarë kanë thënë të arrestuarit për të dhe disa efektivë të policisë së Ulqinit dhe Tivarit, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar në trafikin e drogës, shprehet burimi i Novosti.
Ne aksionin policor “Kurthi” u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Sipas deklarimeve te disave nga të arrestuarit, Elezović dhe disa kolegë të tij më herët kanë bërë lëshime duke lejuar trafikun e sasive të mëdha të drogës.
Ndërsa, kanë kryer aksione në ndalimin dhe sekuestrim e sasive të vogla duke bërë që të duken të suksesshëm në luftën kundër trafikut të narkotikëve.