Zgjerohet harta e gripit të shpendëve në vend, infeksioni i përhapur në 7 vatra të reja
Gripi i shpendëve H5N8 u konfirmua edhe në Shqipëri pak ditë më parë, fillimisht në tri vatra: Fushë Krujë, Dajt dhe Bujan. Ndërkohë sipas Ministrisë së Bujqësisë harta është zgjeruar më tej duke e çuar në 7 numrin e tyre. “Kemi prezencë të virusit në vatrave të reja, janë 7 vatra të reja, por duhet thënë që rrezja e monitorimit është rritur shumë, pikërisht për ta parandaluar. Vatrat e reja janë në Garunj, në Shijak, në Luzin e Vogël, në Suç ndërsa Bërzhita dhe Paskuqani nuk kanë pasur ngordhje në shpend, por për hir të monitorimit që ka bërë shërbim veterinar, ka rezultuar pozitiv”- u shpreh për mediat Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tana Kika.
Më tej ajo shtoi se qytetarët duhet të respektojnë protokollet dhe kushtet se si të ruajnë shpendët, që të mos infektohen nga ky virus.