Në Kudhёs, në fshatin e bukur me njerëz të mrekullueshëm e mikpritës të cilët shprehën shqetësimet e tyre si rruga ende e pashtruar dhe mungesa e ndriçimit rrugor.
I sigurova banorët se pas 4 gushtit, një nga synimet kryesore të punës së Bashkisë Himarë do jetë puna në infrastrukturën rrugore. Do shtrojmë, lidhim e përmirësojmë rrugët e fshatrave me qendrat dhe akset kombëtare rrugore, duke sjellë lehtësi, akses në lëvizje dhe ndërlidhje midis zonave.
Gjithashtu do mundësojmë ndriçimin rrugor, të standarteve bashkëkohore në të gjitha fshatrat e Himarës.
VT