30 Korriku shënoi ditën e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të vendit, ku studentë dhe pedagogë votuan për drejtuesit e universitetit, përgjegjësit e departamenteve dhe senatet akademike.
Zgjedhjet në Universitet ishin të parat që u mbajtën në Shqipëri në kushte pandemie, në të cilat votuesit kishin si detyrim mbajtjen e maskës.
Pas mbledhjes së votave u vu re se sërish pjesa më e madhe e Universiteteve do të drejtohen nga rektorë, ndërsa vetëm dy prej tyre do të jenë nën drejtimin e rektoreve (gra).
Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kurse në Universitetin e Shkodrës ka fituar garën për rektore Suzana Golemi.
Në Universitetin e Tiranës, fitues u shpall Artan Hoxha, kurse Andrea Maliqari u zgjodh rektor në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në Universitetin e Mjekësisë, u rizgjodh rektor Arben Gjata kurse Fatbardh Sallaku u zgjodh rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Fituesit:
Universiteti i Tiranës – Artan Hoxha
Universiteti Politeknik i Tiranës – Andrea Maliqari
Universiteti i Mjekësisë – Arben Gjata
Universiteti Bujqësor i Tiranës – Fatbardh Sallaku
Universiteti i Sporteve – Agron Kasa
Universiteti i Arteve – Kastriot Çaushi
Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës – Kseanela Sotirofski
Universiteti i Elbasanit – Skënder Topi
Universiteti i Shkodrës – Suzana Golemi
Universiteti i Korçës – Dhimitër Bello
Universiteti ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër – Bektash Mema
Universiteti ‘Ismail Qemali’në Vlorë – Roland Zisi