Zbulohet kush është punonjësi i Policisë, protagonist i videos që u përhap masivisht në rrjetet sociale, ku duket teksa tërheq zvarrë një fëmijë gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës.
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, bëhet fjalë për Përparim Çangun nga Përmeti. Ai shihet teksa bashkë me një person tjetër tërheq zvarrë fëmijën dhe e çon drejt forcave “Shqiponja” të cilët më pas e arrestojnë.
Berisha thotë se Përparim Çangu nga Përmeti, ka qenë ish-sigurims, ndërsa sot punon tek njësia operacionale.
“Shikoni si zvarrit te miturin, Perparim Çangu nga Përmeti, ish sigurims dhe ushtarak, tani punon tek njësia operacionale!
Duke denuar aktin e shemtuar, le ti themi se do te pergjigjesh nje dite o kriminel per aktin tend shtazor se bashku me Edvin Kristaq Xhelatin. sb”, shkruan ish-kryeministri Berisha.












