Një sasi e madhe parash të padeklaruara janë zbuluar në një autobus që vinte nga Italia në portin e Durrësit ditën e sotme
Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se në autobusin që erdhi nga italia me anë të një trageti është gjetur shifra prej 500 mijë eurosh.
Sipas gazetares Klodiana Haxhiaj autobusi mbërriti nga qyteti i Barit dhe jatë kontrollit të policisë kufitare janë gjetur paratë e fshehura në pako të ndryshme brenda strukturës metalike të autobusit.