Dëshira për foto i merr jetën 33-vjeçares, gjendet e vdekur nga zhytësit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku një grua e moshës 33-vjeçare me origjinë greke është rrëzuar nga 30 metra lartësi teksa po përpiqej të bënte një selfie.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të martën, gjatë një udhëtimi që ajo ishte duke bërë së bashku me bashkëshortin e saj.
Sipas informacioneve 33-vjeçarja, ka qenë duke pozuar buzë një shkëmbi në momentin kur aju u rrëzua aksidentalisht nga lartësia 30 metra, duke gjetur vdekjen e menjëhershmë.
Zoe Snoeks rrëshqiti nga gremina pranë fshatit Nadrin në provincën e Luksemburgut dhe përfundoi në ujërat e lumit Ourthe, raportoi Neësflash, duke cituar zyrën e prokurorit publik.
Trupi i saj u gjet nga një ekipet e emergjencës, ku në kërkimin e saj u përfshinë policië, zjarrfikës dhe zhytës nga Grupi i Zbulimit dhe Ndërhyrjes në Mjedise të Rrezikshme në Luksemburg.