Qeverisja nuk është zanat por mandat i deleguar nga populli për ta ngjitur vendin më lart në shkallën e zhvillimit,“-kështu nis programi 42 faqësh me premtimet që kryeministri Edi Rama kërkoi votën e shqiptarëve më 25 prill. Sot, në faqen zyrtare të Partisë Socialiste u publikua programi qeverisës që nesër do të prezantohet në Kuvend para të gjithë deputetëve.
I gjithë programi është i mbështetur në 5 shtylla kryesore: 1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; 2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë; 3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; 4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen dhe 5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.1 / 4
TËRMETI&COVID
Edhe pse kishte premtuar se gjithçka do të mbyllej brenda vitit 2020, Qeveria ka shtyrë afatin për përfundimin e rindërtimit. Në fund të pranverës së vitit 2022 të kenë përfunduar 4500 banesa të reja individuale; 12 mijë apartamente në lagjet e reja; shkolla të reja etj. Edhe pse krizën tjetër, atë të pandemisë duket se do të ketë disa objektiva, ku renditet më prioritarja, vaksinimi i grupmoshës 16-60-vjeçare deri në shkurt 2022.
EKONOMIA
Pikat konsiderohen si “shënjestra”. Për 4 vitet e ardhshme, qeveria garanton rritje ekonomike do të jetë mesatarisht 4.5 % në vit dhe do të mbështesë një rritje edhe më të madhe të pagave në nivel vendi; konsolidim i përshpejtuar fiskal duke synuar borxh nën 60%; rrisim të ardhurat e disponueshme me 20%; rrisim pagën mesatare mujore bruto me 25% dhe pagat e administratës, të gjitha deri në fund të mandatit.
PAGAT dhe PENSIONET
Për 4 vitet e ardhshme do të rritet dyshemejapër pagat e pa-tatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj. Me këtë masë, 435 mijë të punësuar, ose 63.8% e totalit të të punësuarve, paguajnë zero taksë. Më pas tatimi 23% do të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200 mijë lekë, më pas nga 1 janari 2023, rimbursimi i TVSH-së për bizneset do të jetë automatik. Duke filluar nga Korriku 2022, do të rriten edhe pagat e administratës duke nisur nga mësuesit deri tek ato të nëpunësve publikë. Socialistët premtojnë se do të rrisin pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandatit të tretë; pagat e punonjësve të administratës publike do rriten me 30%, ndërsa ato të administrata do të rritet me nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj deri në fund të mandatit të tretë. Sa i përket pensioneve, çdo vit do të respektohet tradita e bonusit, që çdo vit do të rritet mbi 5% për çdo pensionist.
TRANSPORTI AJROR, RRUGOR, HEKURUDHOR DHE DETAR+ ENERGJIA