21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zbardhet pasuria e ish-ministrit Saimir Tahiri

by News Albania
16/01/2021
in Kronikë
0
132
VIEWS
Share on Facebook

Zbardhet pasuria e deklaruar e Saimir Tahirit: dyshime për rritjen e financave

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron pasuri familjare prej 23.2 milionë lekësh, ndërsa rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e aseteve në vitin 2017, shkruan BIRN.

Saimir Tahiri u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në mars 2017.

Tahiri u rizgjodh deputet pak muaj më vonë, por u detyrua të largohej me dorëheqje nga parlamenti në maj 2018, për t’u përballur ‘si qytetar i thjeshtë’ me akuzat e Prokurorisë për implikim të tij në trafikun e drogës së kryer nga grupi i Habilajve.

Në shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzën e prokurorisë për përfshirjen e Tahirit në trafik droge, por e dënoi atë me 3.4 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u pezullua për 3 vjet. Tahiri e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi rikthimin e çështjes për rigjykim sërish në shkallë të parë.

Saimir Tahiri ka përfunduar studimet për drejtësi dhe është zgjedhur deputet për herë në parë në vitin 2009. Ai ishte gjithashtu kryetari i PS-së për degën e Tiranës që prej vitit 2011.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Saimir Tahiri nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2010, Saimir Tahiri deklaronte pasuri familjare me vlerë 15.6 milionë lekë, ndërsa në vitin 2018, pasuria familjare rezulton në vlerën e 23.2 milionë lekëve.

Në qershor të vitit 2018, pasuria e Z. Tahiri përbëhet nga pasuria e patundshme me vlerë 12.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 9.3 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.6 milionë lekë, nga të cilat 51% kanë si burim pagën e Z. Tahiri dhe rreth 48% pagën e bashkëshortes. Rreth 1.4% e të ardhurave kanë si burim shitjen e një automjeti.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, nga të cilat njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Gjatë vitit 2017, Z. Tahiri rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në vlerën e 3.3 milionë lekëve për të mbuluar shtesat e aseteve në depozita bankare, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” një kredi bankare të shlyer brenda vitit për mosrealizim qëllimi si dhe mospërputhjet e deklarimeve për likujditetet bankare.

Më konkretisht në vitin 2015, Z. Tahiri deklaron marrjen e një kredie prej 2.1 milionë lekësh për shlyerjen e një detyrimi financiar, e cila është rikthyer në bankë në fund të vitit 2015 për mosrealizim të qëllimit. Subjekti sqaron në ILDKPKI se pas marrëveshjes së arritur në zyrën përmbarimore, detyrimi do të shlyhet çdo muaj në llogarinë e paditësve.

Sa i përket likujditeteve bankare, Z. Tahiri dhe bashkëshortja e tij i deklarojnë herë si gjendje në fund të vitit dhe herë si shtesa/pakësime krahasuar me deklarimin paraardhës, gjë që e vështirëson kalkulimin e saktë të depozitave bankare.

Sipas analizës kumulative të kryer nga BIRN, subjekti dhe bashkëshortja e tij rezultojnë me 14.2 milionë lekë likujditete bankare në mesin e vitit 2018, ndërkohë që Z. Tahiri deklaron se zotëron likujditete bankare prej 9.3 milionë lekësh./Marre nga Reporter.al

(Foto: Skeda e pasurisë së deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për vitet 2010-2018.)

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Nga Shpëtim Luku: Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha!

20/05/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita zbret në Sarandë, takim me strukturat e Komisariatit

20/05/2026
Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

Imuniteti i Ballukut, Rama nuk tërhiqet: Bëmë gjënë e duhur, s’mund t’i kufizohet liria, nuk ka akuzë për korrupsion

20/05/2026
Erion Veliaj në burg, raporti i studios ligjore: I jemi drejtuar DASH dhe Departamentit të Drejtësisë, të monitorojnë situatën

Dosja “Veliaj”/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

20/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In