Është publikuar lista me emrat e 20 deputetëve të PD të cilët kanë firmosur për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar.
Por ndërkohë që në PD nisi kjo nismë, Enkelejd Alibeaj vendosi të përjashtojë 4 deputetë, me argumentin se nuk kishin reflektuar për atë që ndodhi në selinë blu më 8 janar 2022.
Emrat e 20 deputetëve u bënë publik në emisionin “Open” në News24.
Në listë përveç deputetëve që njihen tashmë për përkrahjen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ka edhe emra si Flutura Açka dhe Ferdinand Xhaferraj të cilët kanë qenë më herët në krah të Alibeajt.
Por nisma për shkarkimin e kreut të grupit nuk u arrit të materializohet pasi Alibeaj largoi katër deputetë, duke bërë që numri i tyre pro largimit të shkonte në 16.
20 deputetët që kanë firmosur shkarkimin e Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi
5 deputetët e përjashtuar nga PD dhe një deputet i pavarur
6- Petrit Doda (I regjistruar si i pavarur)
15 deputetët e PD që mbështesin Enkelejd Alibeajn:
13 deputetët e PD që mbështesin Sali Berishën:
8 deputetë të PD të cilët nuk janë pjesë e grupimeve të asnjërit.