31 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhet letra që nëna dhe daja i Eva Dumanit i kanë dërguar Edi Ramës

by News Albania
September 11, 2020
in Aktualitet
0
30
VIEWS
Share on Facebook

Zbardhet letra që nëna dhe daja i Eva dhe Endrit Dumanit i kanë dërguar Ramës për rikthimin e fëmijëve në atdhe. E ëma i kërkon kryeministrit që ta ndihmojë këtë proces, madje edhe shpenzimet e udhëtimit do i paguajë vetë. Ndërkohë, kryeminisri i përgjigjet se nuk ka asgjë në dorë.

Zbardhet letra e që nëna dhe daja i Eva dhe Endrit Dumanit, i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë rikthimin e tyre në atdhe. Nëna e dy fëmijëve, Mide Ndregjoni Dumani shprehet se i mbulon vetë shpenzimet për rikthimin e fëmijëve, por shteti duhet ta ndihmojë në këtë procedurë të vështirë.
“Më zhbëri dhimbja më beso. Tani jam gru dhe bëj çfarë guri bën në përditshmëri time. I vetmi shtef nëpër të cilin mund të kthehen jeni vetëm ju. Shteti ashtu siç Eva thërret “nëpër telefonatat dhe mesazhet e sa shpresdhënëse.”, shprehet nëna e dy fëmijëve.
Në letër, ajo i ka treguar kryeministrit edhe mesazhet me fëmijët që tregojnë gjendjen e tyre duke rrëfyer tmerrin që po përjetojnë në një vend të panjohur, larg familjes.
Ndërkohë, kryeministri iu është përgjigjur se instancat po merren me këtë çështje, por nuk kanë asgjë në dorë.
“Jemi marrë me çështjen e këtyre njerëzve dhe nuk e kemi në dorë ne! Është shumë e ngatërruar me shtetet e tjera”, thuhet në përgjigjen e Ramës për familjarët e dëshpëruar.
LETRA E PLOTË
Me shpresën e mirëkuptimin me shumë respekt e konsideratë për detyrën dhe përkushtimin tuaj unë Mide Ndregjoni Dumani mora guximin t’ju shkruaj në rrethana krejtësisht të vështira. Më duhet t’ju kërkojë ndjesë në emër të familjes sime atërore Ndregjoni për këtë dhimbje të madhe që ish- bashkëshorti im shkaktoi. Ai rrëmbeu dy fëmijët tanë dhe përkatësisht Eva dhe Endri Dumani përkatësisht në anë kohë 8 dhe 5 vjeç dhe i çoi ata në Siri. Shumë pak muaj pas mbërritjes atje ai humbi jetën dhe fëmijët e mi Eva dhe Endri kanë përjetuar një kalvar të mundimshëm vuajtjesh she stërmundimesh, të marrë penf në një vend ku vdekja u kërcënohej çdo ditë. Sot ata gjendjen në kampin “Al Hoot” në Siri i cili kontrollohet nga Forcat Ushtarake Kurde. Besomë nuk kishte dhimbje më të madhe për mua, nuk kishte më as ajër, po vetëm shpresa se ata një dotë do të kenë nevojë për mua më ka mbajtur gjallë. Çfarë dhimbje kam përjetuar. Çfarë tragjedia! Kur humb një fëmijë humb të ardhmen. Mbas denoncimit tim në prokurori për rrëmbim të fëmijëve të mi në datën 27 janar 2014 nisi një kalvar vuajtjesh dhe stërmundimesh për mua dhe familjen time. Fati i paracaktuar për mua. Duke qenë se unë ndodhem përballë një humnere të madhe shpirtërore prej 6 vitesh vendosa të flasë drejtpërdrejtë me ju z. kryeministër. Siç ju thashë më lart, pas ikjes së ish- bashkëshortit sigurisht ishte dhe mosakordimi i institucioneve tona dhe unë u ktheva në familjen atërore. Nisur nga edukata dhe kultura e familjes time për çdo moment u bëmë njësh me shtetin dhe institucionet për të bashkërenduar në të gjitha të dhënat që ne merrnim dhe shteti na kërkonte. Përdorëm çdo mundësi të qenë dhe të paqenë. Duke shpresuar…Ish- bashkëshorti im disa muaj mbas mbërritjes atje humbi jetën duke lënë në mes të luftës fëmijët e mitur. Shpresa ime u rikthye gradualisht vit pas viti dhe duket pranë dita kur unë do t’i përqafoj. Siç është bëre me dije nga mediat dhe institucionet në fazën e parë u rikthyen një grup prej 100 personash në shtetin e Kosovës . Aty rilindi shpresa jonë. Zoti kryeministër Eva sot është një vajzë 13 vjeçe dhe Endri sot është 11 vjeç. Më zhbëri dhimbja më beso. Tani jam gru dhe bëj çfarë guri bën në përditshmëri time. I vetmi shtef nëpër të cilin mund të kthehen jeni vetëm ju. Shteti ashtu siç Eva thërret nëpër telefonatat dhe mesazhet e sa shpresdhënëse. E vendosur të mos e bëj dhimbjen time publike duke respektuar njerëzit që më qëndrojnë afër dhimbjes sime po ju bashkangjis disa mesazhe të Evës që dhe ju të kuptoni që Eva kërkon ndihmën tonë, ndihmën tuaj, të shtetit, ashtu siç ajo thërret me zërin e saj engjëllor.
“Daja Xhetan ne jemi mirë. Mundohuni me na marrë sa më shpejt/ Ajo daja Xhetan. Unë jam në linjë fol sa më shpejt ca ke për të fol se këtu është shumë frikë se na kontrollojnë dhe nuk mundemi me fol shpesh. O daja Xhatan me kështu njerëzish ne kemi frikë me dale se ne jeni nëpër tela. Telaj janë krejt ushtarë dhe nuk mundemi me dalë pa ushtarë as deri në pazar dhe nuk mundemi me e bë këtë se ca gra janë munduar të dalin e i kanë kapur dhe i kanë futur në burg. O daja Xhatan lidhur me shteti që të vij shteti të na marrë, ambasada jonë të na kërkojë. Këta na kanë thënë s’ka problem nëse vjen shteti u merr ne ju lejmë se dhe shumë shtete të tjera i kanë marrë me shtet. Edhe ti interesohu krejt me shtet që të vijnë të na marrin krejt ne shqiptarët që jemi këtu. Me këta lloj njerëzish fshehta unë kam frikë me ardh. O daja Xhatan, unë nuk mundem me fol përditë se edha këta bezdisen se edhe ky telefon është i një motre të huaj dhe nuk mundem me e tregu. O daja Xhatan, thuaj familjes së Kreshnikut se familja e tij është me neve, i kemi çadrat ngjitur krejt shqiptarët, mos të mërzitet, por ajo nuk ka anjë komunikim me ta.
Zoti kryeministër, Eva ka bërë një liste identifikimi për të gjithë shqiptarët që janë në kamp, listë të cilën ne jua kemi cuar organeve kompetente. Eva është një vajzë që ka pasur rezultate te shkëlqyera në shkollë dhe unë jam e bindur se ajo do të bëhet një qytetarë e mirë. Ju lutem jepini shpresë Evës, Endrit. Zoti kryeministër, ju lutem mundësoni dhe përshpejtësoni sa më shpejt, kthimin e tyre të sigurt në rrugë zyrtare, unë nëna e tyre të lutem me dhimbje nëne. Endri dhe Eva kërkojnë çdo ditë orën e kthimit. Kemi nevojë për ndihmën tuaj që ata fëmijë shqiptarë të kthehen këtu për t’i riatdhesuar she rehabilituar si shtetas shqiptarë, Ata ndodhen në kampin “Al Hot” në Siri mundësimi i tyre mendoj është prioritet sepse ata nuk kanë asnjë prind aty. Në këtë aspekt familja ime ofron ndihëm për të marrë përsipër shpenzimet e udhëzimit të tyre nga Siria drejt Shqipërisë për të gjithë fëmijët dhe gratë dhe sigurisht t’ju mbështetim juve në të gjithë procesin e rehabilitimit të tyre të shpejtë”.
Dy fëmijët u larguan 7 vite më parë drejt Sirisë, bashkë me babain e tij, Shkëlzen Dumani. Ky i fundit vdiq gjatë luftimeve të grupit islamik. Atje mbërriti edhe e ëma e tij, Mentije Dumani për ta bindur që ai të kthehej, por nuk mundi. Kjo e fundit vdiq në Siri pak ditë më parë, në moshën 73-vjeçare.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Edi Rama publikon pamje nga transformimi i lumit Gjanicë në Fier

Edi Rama publikon pamje nga transformimi i lumit Gjanicë në Fier

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Edi Rama publikon pamje nga transformimi i lumit Gjanicë në Fier

Edi Rama publikon pamje nga transformimi i lumit Gjanicë në Fier

March 31, 2023
Parashikimi i motit, 31 mars 2023

Parashikimi i motit, 31 mars 2023

March 31, 2023
Horoskopi, 31 mars 2023

Horoskopi, 31 mars 2023

March 31, 2023
Ja pse u plagos me armë 60-vjeçarja në Lushnje/ Autor vëllai i saj…

Ja pse u plagos me armë 60-vjeçarja në Lushnje/ Autor vëllai i saj…

March 30, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In